Lufta/ Inteligjenca ushtarake e Ukrainës: Kemi burime informacioni në rrethin e ngushtë të Putinit! Pentagoni e konfirmon: Kemi dërguar bomba thërrmuese në Kiev! Putin: Prigozhin refuzoi ofertën time

Ndërsa presidenti Vladimir Putin deklaron se Prigozhin ka refuzuar ofertën e tij për të luftuar bashkë, Pentagoni konfirmon se bombat thërrmuese kanë mbërritur në Kiev, si pjesë e paketës së ndihmës së SHBA për luftën.

Po ashtu edhe ushtria e Kievit ka konfirmuar se tashmë kanë në dispozicion bombat thërrmuese. Bombat thërrmuese janë të ndaluara në më shumë se 100 vende, por Ukraina është zotuar t'i përdorë ato vetëm për të shpërndarë ushtarët rusë.

Lajmi u komunikua nga gjenerali Douglas Sims në një konferencë për shtyp.

"Ka municione thërrmuese në Ukrainë tani," tha ai.

Ndërkohë Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka bënë me dije se kanë në burime në rrethin e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

‘Ne kemi burimet tona. Si të thuash, në zyrat më të afërta (me presidentin rus). Kjo është arsyeja pse ne zakonisht e dimë se çfarë po ndodh, siç ishte rasti me Yevgeny, hetimin Prigozhin’- zbuloi shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase Kirylo Budanov në një intervistë për Reuters . 

Budanov tregoi për informacione të dorës së parë se një hetim nga Ministria e Brendshme e Moskës tregoi se Prigozhin ka mbështetje në Rusi, duke konfirmuar se pushteti i tij nuk është tretur pas kryengritjes së 24 qershorit.

Grupi mercenar Wagner nuk është më “pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetjen e operacioneve luftarake në Ukrainë. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Pentagonit, pak javë pasi grupi Ëanger tentoi grusht shteti në Rusi. 

 

“Në këtë fazë, ne nuk shohim që forcat Ëagner po marrin pjesë në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

ÇFARË JANË BOMBAT THËRRMUESE?
Bombat thërrmuese përbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë. Këto bomba të vogla janë projektuar për të goditur disa objektiva njëherësh, për të shkatërruar tanke, pajisje, apo për të goditur njësi. Në konfliktet e mëparshme, është shënuar një numër i lartë rastes i mos shpërthimit të bombave, që do të thotë se mijëra bomba të vogla, të pashpërthyera, mbetën në terren, duke shkaktuar vdekjen apo gjymtimin e njerëzve dekada të tëra pas konflikteve.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bombat thërrmuese në luftën në Irak, në vitin 2003 dhe vendosën të ndërprisnin përdorimin e tyre pas zhvendosjes së konfliktit në zona më urbane me densitet më të lartë të popullsisë civile. Municionet thërrmuese janë të ndaluara nga më shumë se 100 vende. Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë nënshkruar Konventën mbi Municionet Thërrmuese , e cila ndalon prodhimin, grumbullimin, përdorimin dhe transferimin e armëve.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se është dakord me presidentin rus Vladimir Putin për zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon eksportin e grurit të Ukrainës në Detin e Zi. Duke folur me gazetarët, Erdogan tha se ata shpresojnë që marrëveshja të zgjatet nga afati aktual i 17 korrikut si rezultat i përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë. Komisioni Evropian po ndihmon Kombet e Bashkuara dhe Turqinë të përpiqen të zgjasin marrëveshjen e grurit dhe është i hapur për të "eksploruar të gjitha zgjidhjet", tha të enjten një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Parlamenti ukrainas miraton ndryshimin e datës së Krishtlindjeve

1689365331_35.jpg

Parlamenti ukrainas ka miratuar ndryshimin e datës së Krishtlindjes, e cila do të festohet më 25 dhjetor si në Perëndim, sipas kalendarit gregorian, dhe jo më 7 janar si në Rusi.

Qëllimi i dispozitës është "shkëputja nga trashëgimia ruse". Kisha Ortodokse e Ukrainës ka miratuar tashmë ndryshimin e datës në datën 24 maj të këtij viti, ndërsa Kisha Katolike Greke e bëri këtë në vitin 2022.

Vetëm Kisha Ortodokse i qëndroi besnike Patriarkut të Moskës e cila ruan tani për tani datën 7 janar që korrespondon me kalendarin e vjetër Julian. Pushtimi rus ka përshpejtuar një proçes që tashmë ishte në diskutim në kontekstin e ndarjes së Kishës Ortodokse të Ukrainës nga patriarkana e Moskës, e sanksionuar nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Kostandinopojës në datën 5 janar 2019.

Ora 21:55
SHBA-ja dhe aleatët dënojnë testimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut

1689364447_iuhew.jpg

Testimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut gjatë kësaj jave përbën shkelje të disa rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin e rajonit, thanë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia përmes një deklarate të përbashkët më 14 korrik.

Raketa, që u lëshua nga Veriu të mërkurën, fluturoi për 74 minuta në një lartësi prej 6.000 kilometrash dhe me një rreze prej 1.000 kilometrash, tha Japonia. Ky konsiderohet fluturimi më i gjatë i kryer nga ndonjë raketë e Koresë së Veriut.

“Lëshimi i kësaj rakete përbën shkelje të qartë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paraqet kërcënim për paqe dhe stabilitet në Gadishullin Korean dhe më tej”, thanë kryediplomatët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë në deklaratën e përbashkët.

Këto shtete i bën thirrje Koresë së Veriut “të ndalë veprimet e paligjshme dhe shkallëzuese dhe t’i kthehet dialogut”.

Zyrtarët – sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, dhe ai i Koresë së Jugut, Park Jin – u takuan në margjinat e Forumit Rajonal ASEAN në Xhakarta të Indonezisë të premten.

Blinken theksoi “angazhimin e fortë” të SHBA-së për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut, u tha në një deklaratë të ndarë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive bërthamore të Koresë së Veriut vetëm forcon vendosmërinë e të tri shteteve dhe të komunitetit ndërkombëtar për të arritur denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, u tha në deklaratën e përbashkët.

Lëshimi i raketës erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut akuzoi se avionët e spiunazhit të SHBA-së kanë hyrë në hapësirën e saj ajrore dhe u zotua se do të ndërmarrë masa./REL.

Ora 19:55
Putin: Prigozhin e refuzoi ofertën time

1688387061_vladimirputin.webp

Presidenti Vladimir Putin zbulon se i ka bërë një ofertë liderit të grupit Yevgeny Prigozhin dhe një grupi  luftëtarësh që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të por kjo është refuzuar.

U bë e ditur gjatë një intervista që Putin kishte dhënë në një gazetë kombëtare ruse Kommersant.

Presidenti rus mendohet se u ka ofruar njerëzve të Ëagner-it të vazhdojnë të luftojnë nën urdhrat e komandantit të tyre aktual, të identifikuar si Andreij "Sedoy" Trochev. 

“Asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Ata do të udhëhiqeshin nga i njëjti person që kishte qenë komandant i tyre gjatë gjithë asaj kohe. Shumë prej tyre tundën kokën (e kanë pranuar)”, shkruan Kommersant duke cituar Putinin. 

Por Prigozhin refuzoi “Jo, djemtë nuk do të pajtohen me një vendim të tillë”, tha ai.

Ora 19:20
Johnson: Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur

1689355139_boris.jpg

Në një deklaratë për Daily Mail, ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka kritikuar NATO-n se nuk i ka dhënë Ukrainës udhëzime të qarta se kur mund të anëtarësohet.

Ish-kryeministri deklaroi se Kievi kishte bërë më shumë se sa duhet për të demonstruar përshtatshmërinë e tij për anëtarësimin në NATO dhe se "asnjë vend nuk ka më shumë nevojë për anëtarësimin në NATO".

"Kur do të mësojmë mësimin e 20 viteve të fundit të trajtimit të Putinit? Është vetë paqartësia jonë dhe luhatja jonë që e ka shtyrë atë të pushtojë. Për sa kohë që Ukraina është e privuar nga ato garanci zyrtare të sigurisë të Nenit 5 të NATO-s që sigurojnë mbrojtjen kolektive të të gjithë anëtarëve, Putini do të vazhdojë të shkaktojë vrasje dhe të destabilizojë botën dhe ekonominë botërore”, tha Johnson.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO kishte funksionuar për shtetet baltike dhe Evropën Lindore, prandaj ishte koha që "duhet ta anëtarësojmë Ukrainën në NATO sa më shpejt që të mundemi".

Ora 18:31
Scholz: Vendimi i SHBA-së për bomba thërrmuese nuk është i yni, por është sovran

1687553759_olafscholz.JPG

“Qeveria amerikane ka marrë një vendim që nuk është yni, por sovran”, kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili iu rikthye zgjedhjes së administratës Biden për të furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese. 

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara nuk mund të kishin furnizuar me armë të mjaftueshme Ukrainës, shtoi Scholz, ndërsa e quajti Konventën për Ndalimin e Municioneve thërrmuese, të nënshkruar nga Gjermania, "me rëndësi të madhe".

Scholz gjithashtu e quajti qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mundshëm të bombave thërrmuese të pashpërthyera në popullatën civile shumë kohë pas luftës një çështje shqetësuese.

Ora 17:14
Erdogan bie dakord me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

1689347619_puti.jpg

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se është dakord me presidentin rus Vladimir Putin për zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon eksportin e grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Duke folur me gazetarët, Erdogan tha se ata shpresojnë që marrëveshja të zgjatet nga afati aktual i 17 korrikut si rezultat i përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Komisioni Evropian po ndihmon Kombet e Bashkuara dhe Turqinë të përpiqen të zgjasin marrëveshjen e grurit dhe është i hapur për të "eksploruar të gjitha zgjidhjet", tha të enjten një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan Iniciativën e Kokrrave të Detit të Zi me Rusinë dhe Ukrainën në korrik 2022 për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi dhe bllokada e Moskës ndaj porteve ukrainase. Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit kryesorë në botë të grurit.

Ora 16:01
Brenda një tende në Bjellorusi, vetëm me të mbathura, mediat ruse shfaqin imazhin e Prigozhinit

Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik në ditën e kryengritjes në Rostov-on-Don, Rusi.

Që atëherë, nuk dihet ku ndodhet shefi i grupit mercenar rus, Wagner. Ndërkohë së fundmi Yuriyovych Gerashchenko, ish-zëvendës ministër i punëve të Brendshme në Ukrainë, ka publikuar një foto të Prigozhin.

‘Mediat ruse publikojnë një foto të raportuar të fundit të Prigozhin në një tendë fushore (gjoja) në Bjellorusi.’- shkruan Gerashchenko.

 

Ora 08:36
SHBA: Wagner s’ka më rol të madh në luftimet në Ukrainë

1688111688_wagner.jpg

Grupi mercenar Wagner nuk është më “pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetjen e operacioneve luftarake në Ukrainë. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Pentagonit, pak javë pasi grupi Wanger tentoi grusht shteti në Rusi. 

“Në këtë fazë, ne nuk shohim që forcat Wagner po marrin pjesë në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit të qershorit, luftëtarëve të Wagnerit iu tha se mund të bashkohen me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkojnë në Bjellorusi me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhinin.  Por, në fillim të kësaj jave, Kremlini tha se Putin ishte takuar me Prigozhinin në Moskë vetëm disa ditë pas kryengritjes.

Duke folur për të përditshmen ruse Kommersant më 13 korrik, ai tha se ata e kishin mundësinë të “vazhdonin shërbimin e tyre” për ushtrinë e rregullt ruse.

“Ata do të ishin udhëhequr nga personi që ka qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë kësaj kohe”, shtoi Putin, duke iu referuar vetes.

Wagner besohet se e kishte ndihmuar Rusinë ta aneksojë Krimenë në vitin 2014 dhe ka luftuar në disa nga betejat më të përgjakshme së fundi. Ky grup luajti rol të rëndësishëm në kapjen e qytetit në lindje të Ukrainës, Bahmutit, për Rusinë.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom23: 14/07/2023 22:14

    O Boris,o loqe qe e gjunjezove uk. O plehre qe e bere vendin nje dore. Maskara burre

    Përgjigju
  • Turi: 14/07/2023 08:30

    Kur tju bej hi fare ai miku do filloni te qaheni pastaj , mendoni se me dergimin e armeve te tjera do ndryshoj ndonje gje ? Amerika po zbras depot e saj duke perdorur mish per top djemte e Ukraines eshte nje fatkeqesi e madhe qe asnje nuk po mendon ti jape fund luftes duke u ulur ne bisedime

    Përgjigju
    • KeTeDrejte: 14/07/2023 09:45

      lufta eshte thjesht nje fasade e paramenduar. pershkallzimi i luftimeve eshte i pregatitur me disa faza. ku do peshkallzohet edhe ne disa vende te tjera te botes perfshire ktu kinen. nuk do kete konflikte masive berthamore. por vetem EMP qe do kufizoj perdorimin e teknologjis mbar boten , per te mbuluar mashtrimet ekonomike qe kan bere gjat gjithe ktyre viteve Federal Reserve + Bankat qendrore. me qellimin qe nga rrenojat e ksaj bote te vjeter te krijohet nje bote e bashkuar me qeverrisje dhe ekonomi te bashkuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror