Çfarë thonë qentë kur lehin?

Çfarë thonë qentë kur lehin?

Një qen në shtëpi

Sa herë e keni pyetur veten se çfarë mund të përpiqen të thonë qentë kur lehin?

Sa herë keni dashur të “flisni” gjuhën e tyre?

Ndoshta përgjigjja është: “shumë”. Dhe ka kuptim. Qentë tanë të dashur tashmë janë bërë anëtarë të familjes sonë dhe një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Ata janë miqtë tanë më të mirë, kështu që shumica prej nesh ka dëgjuar të paktën njëherë një lehje “të pashpjegueshme” nga katër putroshët.

Ndaj dhe studiues të ndryshëm kanë bërë hulumtime për të kuptuar se çfarë thonë qentë kur lehin.

Pra, çfarë thonë miqtë tanë më të mirë kur “flasin”?

E vërteta është se qentë lehin në periudha të ndryshme të jetës së tyre dhe lehja e tyre ka një kuptim të ndryshëm çdo herë. Ata nuk lehin pa arsye dhe kanë gjithmonë diçka për të thënë. Qentë janë krijesa komplekse emocionalisht, që do të thotë se nuk lehin vetëm kur janë të emocionuar ose duan të tërheqin vëmendjen e një njeriu ose kafshe. Ata lehin kur diçka i ka trembur, kur ndihen të vetmuar, kur janë të acaruar, kur janë të lumtur.

Në fakt, në varësi të disponimit të tyre, ata ndryshojnë tonin e lehjeve, herët që lehin dhe kohën ndërmjet lehjeve. Çdo kombinim nënkupton diçka të ndryshme.

Për shembull, një qen që shijon lojën ka tendencë të leh në një tonacion më të lartë sesa një qen që dëshiron të paralajmërojë për një ndërhyrës. Lehja e tij e parë mund të thotë “sa bukur të luaj me ty” dhe e dyta mund të thotë “ki kujdes, dikush është në derë“.

Diçka e ngjashme mund të zbatohet edhe për sa herë leh një qen. Nëse leh vetëm një ose dy herë, mund ta ketë shqetësuar diçka ose ka ndodhur diçka që nuk e priste dhe e ka habitur. Nëse leh shumë herë, do të thotë se është i acaruar, i irrituar dhe ka shumë energji që dëshiron ta lëshojë.

Së fundi, për sa i përket kohës ndërmjet lehjeve, qentë që lehin shumë shpejt dhe pauza është minimale, zakonisht tregojnë acarim dhe mund të jenë në sulm. Përkundrazi, kur pauzat janë të gjata, qentë mund të ndihen të lënë pas dore dhe të thonë “mos më lini të qetë”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit