SHBA dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së pari të arrijë progres në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, tha sot ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, i cili synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. Ai shërben edhe si rrugë për ato vende që synojnë që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s.
“Ne, gjithsesi, e vlerësojmë programin e Partneritetit për Paqe. Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Smith.
Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Smith tha se një angazhim të tillë fuqishëm e mbështesin aleatët edhe në NATO edhe në BE.
“Por, në këtë moment fokusi ynë është në rritjen e stabilitetit në rajon dhe duke e bërë këtë të kërkojmë progres edhe në iniciativën e udhëhequr nga BE“, ka thënë ambasadorja Smith.
Kosova vazhdimisht ka shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa synon edhe anëtarësimin në NATO si qëllim strategjik të vendit. Vendimet në NATO, përfshirë edhe ato për të pranuar vendet në programin e Partneritetit për Paqe, merren njëzëshëm nga 32 vendet e saj anëtare./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.4%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj takon ish- kryebashkiakun e New York: Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin
16 Tetor, 21:30
-
'Blindohet' ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
16 Tetor, 21:12
-
SHBA jep 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
16 Tetor, 20:49
-
Shefi i NATO-s: Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon, e brishtë
16 Tetor, 19:45
-
Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve
16 Tetor, 19:25
-
Hapja e grupkapitujve të parë të negociatave, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA për Report Tv: Vendim i vonuar! BE sot s'ka burra shteti në udhëheqje
16 Tetor, 17:57
-
Sulmoi ushtarët e KFOR-it, serbi dënohet me 8 muaj burg e 10 mijë euro gjobë
16 Tetor, 16:58
-
Drejtori i Policisë Ilir Proda takim me kreun e ICITAP: Objektiv thellimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në SHBA
16 Tetor, 13:25
-
Trump çorodit mitingun, ndalon pyetjet dhe kërkon të luhet muzikë gjatë tubimit
16 Tetor, 12:53
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor, 22:44
-
Konflikti Izrael-Liban, në 1 vit 2309 viktima dhe 11 mijë të plagosur! Netanyahu: Përgjigja ndaj Iranit jo në impjante nukleare
15 Tetor, 16:43
-
Akuzë për sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë
15 Tetor, 16:30