12 emigrantët e parë në Gjadër/ Indrit Sefa: Meloni kërkon të demotivojë migrimin e paligjshëm! Idajet Beqiri: Shqipëria po i kthen borxhin Italisë

Sot mbërritën 16 emigrantët e parë me Anijen Libra në portin e Shëngjinit në zbatim të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigracionin e paligjshëm.

Megjithatë 2 prej tyre rezultuan pas verifikimeve të mitur, ndërsa dy të tjerë dolën me probleme shëndetësore dhe të katërt u kthyen për në Itali. Sakaq, 12 u nisën për në kampin e Gjadrit në Lezhë.

Avokati Përparim Çaça e shikon të gjithë implementimin e kësaj marrëveshjeje si një shou, pasi Meloni dhe Italia thekson ai në Repolitix duan të dekurajojnë emigracionin e paligjshëm në Itali.

'Mjaftonte një gomone. Ndoshta me avion do kushtonte më pak. Me gjithë atë anije. Ka patur interesim në mediat italiane në implementim, zbatim, çfarë efekti do ketë. Besoj, qëllimi kryesor ka qenë dekurajimi i ardhjes së emigrantëve nga ato vendet fatkeqe, nga Egjipti dhe Bangladeshi. Vjet kanë 60 mijë klandestinë të hyrë në brigjet siçiliane, u tha që kostoja në Shqipëri është 6 herë më shumë.

Pse duhet të jetë kjo gjë në territorin e një vendi tjetër jashtë BE dhe jo në territorin Italian? Qëllimi kryesor që këta njerëz që në pikën e nisjes e dinë që nëse kapen çohen në Shqipëri askush nuk e do një gjë të tillë. Ne po ikim nga sytë këmbët vetë. Jemi në pjesën e shout. Do ta shikojmë hap pas hapi çfarë do ndodhi. Më duket si IEVP e të miturve në Kavajë.'

Deputeti Halit Valteri thotë për Denis Mingën se kjo marrëveshje nuk do ketë më vëmendje pas disa kohësh.

'Këta që janë kapur janë kapur në ujëra ndërkombëtare. Rëndësia e këtij lajmi që është komentuar se është i pari që bëhet. Ditët në vijim do ketë 10, 30. Nuk do ketë këtë vëmendje. ai po doli nga kampi kërkon azil në Shqipëri dhe je i detyruar ti japësh azil. E gjithë kjo marrëveshje, nuk ka ndodhur më parë. Do hajë debat, diskutim. Sot u ngrit problemi i spitalit. Aty do jetë një jetë normale jo burgosuri por jetë kampi. Ne nuk dimë si trajtohen. Sot është dërgesa e parë. Dhe në ditët në vijim do shikohet a ka shkelje. Sepse kampi edhe mund të mbyllet, ka gjykata ndërkombëtare. E gjithë ndjeshmëria e këtij lajmi është vetëm sot, apo këto ditë.'

Për avokatin Indrit Sefa shton se Meloni si e djathtë konservatore kërkon të marri masa duke demotivuar ardhjen e emigrantëve të paligjshëm.

'Për Melonin e rëndësishme të demotivojë të gjithë njerëzit që duan të hyjnë në BE me rrugën nga Italia. E ka përballuar e vetme betejën me emigracionin e paligjshëm. Gjermania dhe Franca e kanë lënë vetëm. Meloni si e djathtë konservatore, që nuk ka frikë të marri masa, vlerësoi se nuk ka kosto, ia vlen demotivimi.'

Sipas Idajet Beqirit kjo është një simbolikë që Shqipëria ia bën Italisë si shenjë mirënjohjeje ndaj mikpritjes së italianëve 30 vite më parë.

'Kjo më shumë ka simbolikë. Na nderon ne shqiptarëve. Në një farë mënyrë i kthejmë një borxh të madh Italisë, kur iu sulëm me gomone dhe anije ia kthejmë në mënyrë të shkëlqyer. Banorët e Lezhës të moshuar thonin që i kemi hapur dyert për ta se na hapën për fëmijët tanë. Jo thjeshtë marrëdhëniet që kemi me italinë, ka dhe tjetrën që jemi vend që dje filluam negociatat për në BE. Të tillë emigrantë do kemi dhe ne. Por nuk dimë ti trajtojmë siç i trajton BE. Për të tjerat nuk kemi asnjë lloj detyrimi. Italia i administron nga çdo lloj pikëpamje.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti Jimmy Carter jep votën për Kamala Harris

Në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti Jimmy Carter jep votën për Kamala Harris