SHBA, e ngatërron me hajdutin
 nëna vret vajzën në errësirë 

SHBA, e ngatërron me hajdutin<br /> nëna vret vajzën në errësirë 
Një grua ka vrarë vajzën e saj pasi e ngatërroi me hajdutin. Tragjedia ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara. Sipas Daily News,viktimë mbetur 27 vjeçarja Ashley Doby, e cila u vra me pistoletë nga e ëma, 45-vjeçarja Sherry Campbell në shtëpinë e saj, ndërsa ishte kthyer në shtëpi pas një feste dhe nuk kishte lajmëruar prindërit.

E zgjuar nga disa zhurma të çuditshne, Sherry Campbell, e martuar me një ofier policie të Floridas, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e krimit, kishte marrë armën , pistoletë e kalibrit 38 dhe kishte qëlluar vajzën.

Vetëm pas disa minutash ajo vuri re se në fakt "hajduti" i pretenduar prej saj ishte 27-vjeçarja, e cila nuk arriti t'i shpëtonte plagëve. Ngjarja është konsideruar si vdekje aksidentale dhe ndaj gruasnuk është ngritur asnjë akuzë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)