SHBA-të dhe rebelët Huthi, të lidhur me Iranin, kryen sulme të ndara ndaj anijeve tregtare, ndërsa perspektivat për t'i dhënë fund luftës janë ende të zbehta, me Teheranin që thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nëse Uashingtoni nuk pranon kushtet e saj.
Huthit goditën një anije tregtare pranë ngushticës Bab el-Mandeb, duke vrarë gjashtë persona, tre prej të cilëve pakistanezë. Në Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane qëlloi një anije panameze që shkeli bllokadën.
Ndërkohë forcat izraelite kryen një sulm masiv ajror me fosfor të bardhë në Libanin jugor.
Mes pesimizmit për përfundim të konfliktit, çmimi i naftës u rrit me 1.4% duke arritur në 88.91 dollarë për fuçi.
Kolonët izraelitë kanë rrethuar dy familje palestineze në shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga e diela, me familjet që thonë se furnizimet e tyre po mbarojnë dhe grupet e të drejtave të njeriut që u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë.
Të mërkurën, forcat izraelite të sigurisë u raportua se u tërhoqën nga pika e kolonëve hebrenj në fshatin Kusra pranë Nablusit, pas përleshjeve me një turmë kolonësh ekstremistë. Thuhet se rreth një duzinë kolonësh kanë mbetur në vend.
Pasi pronarët palestinezë të shtëpive bënë raportin e tyre të parë te ushtria izraelite, ushtarët e parë që mbërritën në vendngjarje u filmuan duke ju lutur kolonëve që të largoheshin.
Familjet Abu Ridi dhe Hassan kanë postuar në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë pasi furnizimi me ujë dhe energji elektrike u ndërpre dhe rezervat e tyre ushqimore mbaruan.
Zhvillimet e fundit vijnë pasi një zyrtar i lartë i OKB-së i tha Këshillit të Sigurimit në Nju Jork të martën se "Bregu Perëndimor është në pikën kulmore të konfliktit".
Të gjitha vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Ato ngrihen pa autorizimin zyrtar izraelit.

Foto: Donald Trump
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja ka “kontrollin absolut” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani dhe Omani vijojnë negociatat për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare. Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të përgjigjej ashpër nëse Irani do të sfidonte Uashingtonin.
“Tani për tani ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit. Ata nuk e kanë kontrollin, ne e zotërojmë atë”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve.
Ai shtoi se nëse Irani përpiqet të sfidojë SHBA-në do ta shkatërrojmë
“Ne do ta shkatërrojmë atë, unë nuk u besoj atyre”, tha Trump.







Komente
Komento