SHBA e shpalli 'non grata', avokati i Berishës flet për padinë në Francë: Është shpifje në internet nga DASH, këtë çështje ma sugjeroi një mik i yni i përbashkët

SHBA e shpalli 'non grata', avokati i Berishës flet për padinë në Francë: Është shpifje në internet nga DASH, këtë çështje ma sugjeroi një mik i yni i përbashkët

Avokati Jean Yves Le Borgne dhe Sali Berisha

Aavokat i pajtuar nga ish kryeministri Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, thotë se ai e konsideron legjitime ngritjen e kësaj padie.

Në një intervistë për gazetarin Genc Burimi, avokati francez argumenton se në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj çdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez dhe duke qenë se deklarata është botuar në websitin e DASH dhe interneti e çon informacionin edhe në territorin francez, akti pretenduar i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në këtë shtet.  

Le Borgne sqaron se është kontaktuar nga një mik i Sali Berishës, i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur ish-kryeministrin dhe familjen e tij 'non grata' në SHBA, dhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Pyetjes nëse përbën pengesë imuniteti i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim, avokat Le Borgne thotë se në padinë për shpifje, e ngritur në këtë rast nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk nevojitet që i pandehuri të jetë i pranishëm. “Ai mund të gjykohet në mungesë”- thotë Le Borgne.

Intervista e plotë:

Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në websitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin në këto vende nëse ato e lejojnë një lidhje të tillë territorialiteti nëpërmjet internetit. Për rastin në Francë jam i sigurt dhe e marr e përsipër. Nëse shpifesh në France, drejtësia ta merr në konsideratë padinë , dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim nëterritorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?

Jo tamam. Kemi një mik të përbashkët. Është ai që më kontaktoi dhe më shtjelloi rastin se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë është shpallur persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, fare pa baza sipas tij, dhe më kërkoi se cfarë keshille mund të jepja unë si avokat. Dhe aty i propozova që unë mund ta merrja përsipër mbrojtjen e interesave të zotit Berisha mbi bazën e argumentimit juridik që jua detajova më parë. Publikimet në internet mbulojnë edhe territorin francez, ndaj është juridikisht e mundshme të konsiderohet se publikimi në fjalë ka ndodhur në territorin francez dhe si i tillë të gjykohet nga një gjykatë korreksionale franceze kur paditësi argumenton se publikimi që ai padit përmban elementë shpifës.

A jeni optimist për suksesin e procedurës që po ndërmerrni?

Do të kemi një sukses të parë, kur padia të merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykates hetuesi i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale.

Po imuniteti i Antoni Blinken a nuk do të përbënte një pengesë serioze për çuarjen në gjykim të padisë ?

Në parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëëm i llojit të dëmshperblimit financiar që në rastin e një shpifjeje në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përplasjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë.

Së fundi a keni hasur në një jurisprudencë në Francë të ngjashme me rastin e zotit Berisha ?

Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht është e pjesë e punës sime të hulumtoj në anale për dosje të ngjashme. Por përtej egzistencës së rasteve analoge, aksioni im juridik do të mbeshtetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë, shpifja në internet edhe nëse është kryer në një vend tjetër, asimilohet me një shpifje në Francë duke qenë se interneti e ka përhapur atë dhe në Francë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 23/05/2021 12:26

    Ky avokati francez duket se po tall bythen e don ti rrjep ca shume lek Sales, ose kta zedhenesit e Sales mashtrojne. Ligji e flet qarte "mashtrimi duhet te ket ndodhur ne teritor francez.." dash e shpalli ne internet nga shpia e bardhe me IP interneti amerikane pastaj lajmi u shpernda ne gjith boten, pra nuk e pati zanafillen ne france por ne usa. Me ket logjike te avokarrit i bie te ket ndodh ne cdo vend te botes. Ath i bie qe meqenese lajmet perhapen ne internet cdo lajm te konsiderohet qe ka ndodhur ku ti doj qefi avokatit.

    Përgjigju
  • Katarakti 2: 23/05/2021 11:56

    SHikoni me vemndje se si Saliu lojti bllof! Une nuk e dija se legjenda e PD luant poker! Ai ngeli fshatar si ne kohen e Zogut! Nuk di Saliu te haje me luge,pirun dhe thike apo te perdore facoleten! Mund te kete njhuri te medhe Saliu por nuk eshte njeri i qyteteruar eshte shume fshataresk! Saliu ka te pakten dy bote! Ate ku lindi dhe u rrit,qe sipas te gjitha gjasave shfaqet perseri ne moshen e Saliut dhe ate te te qenit Hajdut dhe kriminel por edhe spiun! Nuk e urrej Saliun por po shikoj se Zoti vonon por nuk harron!Shume njerez mund ta mbrojne Saliun eshte ne te drejten e tyre por jo une dhe familja ime!

    Përgjigju
  • KOINCIDENCE ?: 23/05/2021 11:37

    Serbet ne FRANCE Greket ne FRANCE Ruset ne FRANCE ...

    Përgjigju
  • Endri: 23/05/2021 09:32

    Mezi presim ta marre te pandehur SPAK kete plehre. Te tjerat jane tym per te mbajtur partine peng. Mos i qani hallin USA-s se i jep drejtim vete. Sa ka pare hajduter su puna e ketij kelyshit te komunistave

    Përgjigju
  • Like: 23/05/2021 08:59

    Pak e cuditshme me Maître Jean Yves le Borgne i cili thote te kunderten e avokatit francez Maître Claude Benjamin Mizrahi, i cili punon me Gjykatën Korreksionale të Parisit dhe shpjegonte disa dite me perpara se ne cilat janë raste e mundshme qe salqeni mund te bente padi ne France. Sipas tij padi mund të bëhet nëse Sali Berisha është rezident në francez, ka një rezidencë franceze apo lajmin e ka marrë gjatë kohës që ka qenë në Francë. Sipas Maître le Borgne te gjithe kriminelet e botes qe kane para dhe u kalon lajmi tranzit nga Franca mund te bejne padi atje dhe te mbrohen nga ai

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 23/05/2021 08:14

    Shkurtimisht gjygj sdo kete kurre dhe eshte e gjitha flluske nga ata flluskat qe di te beje vetem Saliu

    Përgjigju
  • viola: 23/05/2021 07:56

    Ti bashkojne ceshtjet dhe me Doshin, Dakon dhe Llalen se kane me shume shance.

    Përgjigju
    • Like: 23/05/2021 09:39

      Keshtu qe dhe avokati famshem francez Maître le Borgne do te fitoj me shume nga keta hajduta

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve