Njësia ajrore amerikane 106th Rescue Wing është trajnuar me helikopterë të Forcave Ajrore Shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në një njoftim zyrtar, ambasada amerikane shkruan se bëhet fjalë për një stërvitje ushtarake ajrore furnizimi me karburant.

Trajnimi praktik përforcon aftësitë e forcave të NATO-s dhe dëshmon bashkëpunimin midis SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Bashkëpunim në veprim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. 106th Rescue Wing u trajnua me helikopterë të Forcave Ajrore Shqiptare gjatë një ushtrimi për furnizim me karburant, duke forcuar aftësitë që mbajnë forcat e NATO-s gati për çdo mision. Ky trajnim praktik forcon ndërveprimin, përmirëson reagimin e shpejtë në kohë krize dhe tregon partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Së bashku, po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime”,  thotë njoftimi.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Janar, 18:35

    Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?