NJU JORK, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Çmimet e naftës në Nju Jork regjistruan sot rënie si pasojë e rishikimit në ulje të perspektivave të kërkesës për vitin 2015 nga OPEC-u para publikimit të shifrave mbi stoqet e naftës bruto në SHBA.
Rreth orës 14:20 GMT, një fuçi naftë "light sweet crude" (WTI) për livrim në muajin janar u ul me 1,52 dollarë duke arritur në 62,30 dollarë, në New York Mercantile Exchange (Nymex).
"Tregu i naftës është goditur sërish nga një fluks lajmesh dhe të dhënash që mbeten shumë spekulative", nënvizoi Matt Smith i kompanise "Schneider Electric".
Investitorët janë në pritje të publikimit të raportit të përjavshëm nga autoritetet amerikane mbi stoqet e produkteve të naftës në SHBA./
/ec/ a.jor.