SHBA: Është koha e duhur që Izraeli të ulë intensifikimin e luftimeve në Gaza

SHBA: Është koha e duhur që Izraeli të ulë intensifikimin e luftimeve në Gaza

Shtëpia e Bardhë

1705078121_Screenshot20231205092443.png

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë deklaroi se “është koha e duhur” që Izraeli të zvogëlojë intensitetin e luftës së tij në Gaza, duke ekspozuar dallimet në rritje midis aleatëve të ngushtë.

Duke folur për televizionin CBS, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara kanë folur me Izraelin “për një kalim në operacione me intensitet të ulët” në Gaza.

“Ne besojmë se është koha e duhur për atë tranzicion dhe ne po flasim me ta për ta bërë këtë”, tha ai në Face the Nation.

Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë përpara me forcë të plotë derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të gjithë robërit të lirohen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj