SHBA - Një fermer në SHBA-në veriore është bërë milioner krejt rastësisht pasi u pengua tek eshtrat e një dinosauri 70 milionë vjeçar.

Eshtrat e dinosaurit u gjetën në tokën e fermerit dhe ky i fundit pretendon të marrë 2 milionë paund. Ekspertët e kanë përshkruar si shumë të rëndësishme, mbreslënëse dhe shumë të vlefshme gjetjen e këtyre eshtrave.

Skeleti i gjetur bën pjesë në mesin e 20 skeleteve më të vlefshme të gjetura ndonjëherë në botë. Dinosauri i quajtur 'Triceratops' ka dy brirë të mëdha mbi kokën e saj.

Ankandi për shitjen e  fosileve të këtij dinosauri do të zhvillohet në New York në 19 nëntor.

Çmimi rekord për shitjen e fosileve të gjetura të dinosaurve ka qenë 5.4 milionë paund.


(v.gj/shqiptarja.com)