SHBA feston Ditën e Pavarësisë! Begaj: Të përkushtuar ndaj vlerave demokratike! Basha: Fatlumë që i kemi në krah

SHBA feston Ditën e Pavarësisë! Begaj: Të përkushtuar ndaj vlerave demokratike! Basha: Fatlumë që i kemi në krah

SHBA feston sot ditën e Pavarësisë.

Festa nderon miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776.

Me rastin e kësaj dite Presidenti Bajram Begaj vlerësoi partneritetin e forcuar mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime, shkruan Begaj në platformën X

Edhe Kryetari i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një nga ngjarjet më domethënëse të historisë botërore.

"Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënon një nga ngjarjet më domethënëse të historisë botërore, duke frymëzuar përmes vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave themelore, të qeverisjes të njerëzve dhe për njerëzit. 

Shqiptarët anembanë botës e kremtojnë këtë ditë historike me mirënjohje të thellë për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kombi amerikan na ka dhënë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë plot sprova si shtet dhe si komb. 

Jemi fatlumë që i kemi pasur në krah kur ekzistenca jonë u vendos në pikëpyetje, por edhe pas daljes nga makthi i diktaturës komuniste, kur SHBA zgjati dorën për të na nxjerrë nga ai skëterr, duke na mirëpritur në bashkësinë e shteteve demokratike.  

Ishte vendosmëria e këtij kombi të madh që i dha fund masakrave mbi shqiptarët e Kosovës, i dha jetë çlrimit dhe pavarësisë së saj. E kishim në krah kur çelën dyert e NATO-s për Shqipërinë, e kemi në krah në hapat që hedhim së bashku në përballimin e sfidave të sigurisë dhe në rrugëtimin tonë drejt BE-së, me ndihmën bujare për të siguruar mirëqeverisjen dhe drejtësinë që shqiptarët presin" shkruan Basha. 

Çdo vit në këtë ditë, populli amerikan shijon festimet, fishekzjarrët dhe shoqërinë e miqve dhe familjes.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Bardhi e Noka ‘luftë’ me Nikollën për fjalën: Mafie! Bllokojnë Foltoren, i ‘rrethon’ Garda

Bardhi e Noka ‘luftë’ me Nikollën për fjalën: Mafie! Bllokojnë Foltoren, i ‘rrethon’ Garda