Basha, ta bëjë apo mos ta bëjë Partinë e tij?!

Basha, ta bëjë apo mos ta bëjë Partinë e tij?!

"Ata" sigurisht nuk duan t'a bëj Partinë! Pasi bënë gjithçka për t'i marr partinë, tani duan të bëjnë gjithçka për t'i marrë mbështetësit duke frymëzuar opinionin publik se:

-  nuk duhet t'a bëj Partinë

- nuk e ben dot Partinë

- Partia që do të bëj është kot

Në fakt të gjithë këto aludime të ngritura nga "Ata", nuk dëshmon gjë tjetër, veçse paranojën që kanë nga Basha edhe pse mendojnë se i kanë fituar të gjitha betejat ndaj ti! I kanë fituar në mënyrë të ndershme apo jo nuk ka fare rëndësi, sepse në një politikë makiaveliste të gjitha mjetet, e them të gjitha përdoren për të justifikuar qëllimin!

"Ata" mandje kanë miratuar edhe një "rezolutë bashkimi". Në fakt nuk e di për çfarë vlen kjo dhe si mund të perceptohet kjo! Ata që deshën të bashkohen u bashkuan e për ata që nuk deshën të bashkohen e rezistuan deri në fund, në fakt mund të ketë vetëm një marrëveshje, dorëzimin pa kushte! I fituari nuk ka pse të ulët në bisedime me atë që mendon se ka humbur! Të humburit në çdo version i dorëzohet vetëm një marrëveshje: për kushtet e mënyrat e dorëzimit! Kështu ja bëri edhe Hitleri Francës në vagonin e Luftës së Madhe!

Bashën e kanë sulmuar dhe kanë përzënë nga shpia!

E kanë akuzuar se:

- s'mund të bëj shtëpi të re

- s'din të bëj shtëpi të re

- s'ka mundësi të bëj shtëpi të re

Në fakt kjo lufta ndaj Bashës ngjanë si ajo historia e kollovarit me vjehrrin: kthehej dhëndëri në darkë tek shtëpia e vjehrrit dhe varte xhaketën e tij në murë! Pak më vonë kthehej vjehrri i cili edhe pse kishte vend të lirë çdo natë e vendoste në murë xhaketën e tij mbi xhaketën e dhëndrrit të tij!

Kjo situatë u bo e padurueshme për dhëndrin derisa ky i fundit vendosi dhe ndërtojë shtëpinë e tij! Me këtë rast për të ndarë edhe gëzimin dhëndëri fton edhe vjehrrin i cili për çudi këtë herë xhaketën e tij e vendosi sipër si çdo herë më parë, por e vendos anash!

Basha duhet t'a kishte bërë shtëpinë e tij brenda 24 orëve për të dëshmuar se ai është në gjendje të bëj! Në këto lloj divorcesh nuk ka bashkim! Maksimumi ka nënshtrim e dorëzim pa kushte! Ka plotë histori të ngjashme! U divorcua Topi nga "Ata"! U divorcua Ceka nga "Ata". U divorcua Pollo nga "Ata" dhe në fund u divorcua Meta nga PS!

Basha duhet të bëj shtëpinë e tij politike ose të pranojë diktatin e dorëzimit pa kushte!

Basha duhet të bëj shtëpinë e tij, t'a forcojë shumë e të shtojë miqësitë e reja, sepse deri në zgjedhje e 2025 dhe sidomos pas tyre do të kemi situata shumë të ndryshme politike nga ato që kemi tani!

Basha ka të drejtën e tij e nuk duhet te pyes askënd për të krijuar subjektin e tij politik!

Basha nuk mund e nuk duhet t'a vazhdojë karrierën e tij politike duke i shqetësuar apo menduar se çfarë po bëjnë "Ata" me Ramën!

"Ata" i kanë marrë të gjitha, le të vazhdojnë rrugën e tyre e shpresoj të kenë kurajë tu thonë demokratëve dhe të marrin përgjegjësi për atë që do të ndodhë në zgjedhjet e 2025! Do të përpiqen përsëri të gjejnë fajtorë dhe të justifikohen, por koha që do të humbin përsëri demokratët do të jetë një kosto e rëndë dhe e rikuperueshme!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës