UASHINGTON - Lideri kubanez, Fidel Castro i propozoi sot SHBA-së të bashkëpunojë në luftën kundër virusit Ebola që të evitojë një përhapje të epidemisë në kontinent, në një artikull të publikuar në median kubaneze.
"Ne do të bashkëpunojmë me kënaqësi me personelin amerikan për këtë qëllim", shkruan Fidel Castro, 88 vjeç që u tërhoq nga pushteti në vitin 2006, në një artikull të titulluar "Koha e detyrës".
"Ne do të bëjmë gjithçka për përmbushjen e kësaj detyre me nivelin më të lartë të përgatitjes dhe të efektshmërisë, kjo do të mundësojë që të mbrojmë popullin tonë dhe popujt e tjerë vëllezër të Karaibeve dhe të Amerikës Latine, të evitojmë një epidemi që me shumë keqardhje ka hyrë në SHBA, dhe që mund të përhapet", shtoi ai.
Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe të mjeteve të pakta në dispozicion, Kuba është vënë në pararojë të luftës kundër virusit Ebola duke dërguar në 1 tetor 165 profesionistë të shëndetësisë në Afrikë të cilëve do t'ju shtohen përforcime të tjera ditët në vijim.
Kuba dhe SHBA-ja nuk kanë marrëdhënie diplomatike zyrtare që prej vitit 1961. Uashingtoni që prej vitit 1962 ka vendosur embargo ndaj këti vendi komunist./ATSH/
/Shqiptarja.com