NJU JORK, 2 mars /ATSH-DPA/ - Bashkëthemeluesi i kompanisë "Microsoft", Bill Gates doli sot në vendin e parë në listën e miliarderëve të përpiluar nga revista "Forbes".
"Gates, i cili ka qenë 16 herë në krye të listës gjatë këtyre 21 viteve të fundit, ka një pasuri me vlerë 79,2 miliardë dollarë, thënë ndryshe 3,2 miliardë dollarë më shumë se vitin e kaluar", tha "Forbes".
Fitimi i tij neto u rrit edhe pse në nëntor ai dha 1,5 miliardë dollarë për fondacionin e tij të bamirësisë "Bill & Melinda Gates Foundation".
Manjati i telekomunikacionit, Carlos Slim nga Meksiko është i dyti dhe investitori amerikan, Warren Buffett i treti në listë.
"Këtë vit ka 1 826 miliarderë, prej të cilëve 290 të rinj, përfshirë 71 kinezë", theksoi revista.
"Mesatarja e pasurisë është 3,86 miliardë dollarë", shtoi ajo./ a.jor.







