SHBA - Një fotograf që fotografoi një grua topless në Empire State Building në New York është paditur 1.1 milionë dollarë nga pronari i kullës.

Stilisti i modës Allen Henson thotë se fotografia që i bëri Shelby Carter ishte vetëm për përdorim personal dhe e kishte shkrepur fotografinë nga telefoni i tij.

Por, pronari i kullës ngriti padi ku thuhej se ai kishte kompromentuar sigurinë dhe nuk kishte marrë lejen e duhur për të realizuar një fotografi të tillë.

Por, fotografi Allen Carter argumentoi duke thënë se vizitorë të tjerë i kanë bërë fotografi "zeshkanes së bukur" dhe pretendon se nuk ka përfituar asnjë vlerë ekonomike nga fotografia.

"Ne menduam se do të ishte e mrekullueshme, një pamje e bukur. Askush nuk u lëndua, nuk kishte asnjë fëmijë përreth", tha fotografi Henson.


modelja topless

modelja topless


(v.gj/shqiptarja.com)