SHBA frikësohet: Hezbollahu mund të mposht mbrojtjen ajrore të Izraelit! Shpërthime në Gaza, të paktën 8 të vdekur

SHBA frikësohet: Hezbollahu mund të mposht mbrojtjen ajrore të Izraelit! Shpërthime në Gaza, të paktën 8 të vdekur

Shkatërrime në Gaza

Zyrtarët amerikanë kanë frikë seriozisht se në rast të një lufte të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupi militant i mbështetur nga Irani mund të mposht mbrojtjen ajrore izraelite në veri, duke përfshirë sistemin e lavdëruar të mbrojtjes ajrore Iron Dome, thanë 3 zyrtarë amerikanë në CNN.

‘Ne besojmë se të paktën disa bateri të kupolës së hekurt do të mbingrakohen’, tha njëri prej tyre. Frika se Iron Dome mund të jetë vulnerabël ndaj arsenalit të madhe të raketave dhe dronëve të Hezbollahut janë komunikuar gjithashtu nga Izraeli, i cili po lëviz forcat nga Gaza jugore në Izraelin verior.

Ndërkohë, agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën tetë persona humbën jete dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite që goditën një shtëpi dhe disa zona të qytetit të Gazës mbrëmë.

Shpërthimet u raportuan gjithashtu në të njëjtën orë pranë Deir al-Balah, në qendër të Rripit. Numri i të vdekurve në enklavën palestineze që nga7 tetori është të paktën 37 431 të vdekur dhe 85 653 të plagosur, sipas të dhënave nga Ministria lokale e Shëndetësisë e drejtuar nga lëvizja islamike Hamas.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Veliaj me strukturat e njësisë 9 në Tiranë: Kur vjen fushata ata xhirojnë gomat, kur humbin i djegin! PS është gati për fitore në 2025

Veliaj me strukturat e njësisë 9 në Tiranë: Kur vjen fushata ata xhirojnë gomat, kur humbin i djegin! PS është gati për fitore në 2025