NJU JORK, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Kompania amerikane e prodhimit të automobilave, General Motors (GM), u dënua me një gjobë prej 900 milionë dollarë për fshehejen e informacioneve që kishin të bënin me një difekt mekanik të lidhur me 124 motora që shkaktuan disa qindra të plagosur në SHBA, njoftoi sot departamenti amerikan i Drejtësisë.
"Kjo gjobë u vendos si një marrëveshje, ku përveç shpërblimit financiar, prodhuesi amerikan njeh akuzat dhe angazhohet që të mos bëjë më shkelje të ngjashme", u shpreh departamenti i Drejtësisë.
"Në këmbim autoritetet nuk do e ndjekin penalisht", theksoi departamenti amerikan i Drejtësisë.
Në këtë rast shuma financiare e dënimit është më pakë se 1,2 miliardë dollarët që u gjobit kompania japoneze e prodhimit të automobilave, Toyota, në vitin 2014 për një problem që kishin automjetet e saj tek pedali i gazit./
/G.S/