SHBA, Gjermania - Serbisë: Largoni policët nga Kosova

SHBA, Gjermania - Serbisë: Largoni policët nga Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kërkojnë nga Serbia t’i tërheq policët e saj nga veriu i Kosovës, raporton e përditshmja serbe “Blic”.

Sipas kësaj gazete thuhet se Serbia zyrtarisht nuk i ka forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës, mirëpo ndërmjet 300 dhe 400 punonjës të MUP-it, i ka të angazhuar atje. 

Me tejë thuhet se shërbimet e jashtme vlerësojnë se në Kosovë janë ndërmjet 1000 dhe 2000 agjentë informatorë. Poashtu theksohet se zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon gjatë vizitës në Beograd ka kërkuar që forcat e sigurisë serbe të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

Gordon, gjatë takimeve me liderët serbë ka deklaruar se SHBA-ja, mund dhe dëshiron të ndihmojë, por Beogradi duhet të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës. 

Prezencën e pjestarëve të MPB serbe e konfirmon edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

"Ne kemi thënë vazhdimisht se strukturat e MUP-it serb janë ilegale, dhe aty ku kemi hapsirë dhe çasje do t'i arrestojmë, ose do ti deportojmë, pra nuk do të ketë vend për ta. Informacionet tona thonë se atje(në veri)  funkcionojnë 200 deri në 400 pjesëtarë të MPB-së serbe." tha Rexhepi.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete