Gjithcka nisi nga Ngushtica e Hormuzit. Marina iraniane sulmoi një anije në Ngushticën e Hormuzit gjë që detyroi ushtrinë amerikane të sulmonte Iranin.

Sulmet raketore u zhvilluan në jug të Iranit sipas mediave lokale. Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, sulmet ajrore ishin një përgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër tre anijeve tregtare që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Uashingtoni pretendon se këto veprime përbëjnë një akt agresioni të pajustifikuar dhe një shkelje të armëpushimit. Komanda saktësoi në një postim në X se goditi 80 objektiva në sulmet e saj ajrore.

Sipas Axios urdhri për sulmet u dha nga vetë Presidenti i SHBA nga Ankaraja teksa ishte pjesë e axhendës së samitit të natos në turqi.

Irani iu kundërpërgjigj sulmeve vetëm pak orë më pas.

Garda Revolucionare pretendoi se goditi baza amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, si përgjigje ndaj sulmeve amerikane, sipas një komunikate të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB.

"Në një përgjigje të parë ndaj këtij agresioni, Marina dhe Forcat Ajrore Hapësinore të Gardave Revolucionare kanë kryer një operacion me raketa dhe dronë, duke goditur 85 instalime ushtarake kryesore amerikane” thuhej në deklaratë.

Por sulmet duket se kanë vendosur në pikëpyejte të fortë përpjekjet e deritanishme në negociata. Donald Trump than ë krah të shefit të natos mark rutte nga ankaraja se meomrandumi i firmosur me Iranin ka rënë teksa kupolën drejtuese të regjimit iranian e quajti të sëmurë dhe malinje.

“Këta janë njerëz të këqij dhe të sëmurë, dhe duhet të shpëtojmë prej tyre: janë një kancer. Ata janë të sëmurë. Diçka nuk shkon me ta. Nuk dua të kem më asnjë lidhje me ta. Sa më përket mua, gjithçka ka marrë fund. Do të flas me negociatorët tanë; ata duan të negociojnë. Por, sa më përket mua, të merresh me ta është thjesht humbje kohe”, tha Trump.

Trump tha se mes SHBA dhe Iranit kishte një mirëkuptim për periudhën disa ditore kur Irani dot ë zhvillonte ceremonitë për funeralin e Ali Khamenei, dakordësi që u shkel me goditjen e anijeve në ngushticën e hormuzit. Irani pretendon që anijet aty të lundrojnë sipas udhëzimeve të ushtrisë përkundër lirshmërisë së lundrimit që parashikohet në memorandumin e mirekuptimit të firmosur me SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
CNN: Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia

1782308123_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur qëndrimin e tij në Ankara për samitin e NATO-s për të koordinuar reagimin amerikan ndaj zhvillimeve të fundit me Iranin, raportoi CNN.

Sipas burimeve të televizionit amerikan, Trump zhvilloi një takim me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe kreun e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, ku u diskutuan skenarë të ndryshëm për përgjigjen ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe mundësitë për veprime ushtarake kundër objektivave iraniane, ndërsa administrata amerikane po vlerëson hapat e mëtejshëm.

Në Ankara ishte edhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, i cili u konsultua me Trumpin për çështjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe mundësinë e rikthimit të kufizimeve ekonomike pas zhvillimeve të fundit.

Sipas CNN, Trump është shprehur i zhgënjyer nga ato që ai i konsideron shkelje të Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur mes SHBA-së dhe Iranit rreth tre javë më parë. Teherani, nga ana tjetër, ka akuzuar Uashingtonin se ka shkelur marrëveshjen.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Trump zhvilloi gjithashtu një bisedë private me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë darkës zyrtare të organizuar nga presidenti turk.

Ora 10:30
Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

1783499587_trump.jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmon Iranin nga samiti i NATO-s, duke e quajtur atë "të sëmurë" dhe "gënjeshtar". Armëpushimi "ka mbaruar", shtoi ai.

"U thashë atyre: sa herë që ju godisni, ne godasim. Dhe sigurisht, ata janë lojtarë të pandershëm. Kështu që ata sulmojnë këdo, ndoshta edhe mua. Unë kam qenë numri një në listën e tyre prej vitesh. Ata janë një tufë fundërrinash. Doni ta dini këtë? Janë fundërrina. Dhe, kështu që, nuk na pëlqejnë. Mua nuk më pëlqejnë. Janë njerëz të këqij."

Ora 09:08
Varrimi i Khameneit fillon në qytetin irakian të Najafit

Procesionet mortore për Udhëheqësin Suprem të ndjerë iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kanë filluar në qytetin irakian të Naxhafit, ku morën pjesë mijëra vajtues. Trupi i Khameneit mbërriti dje në qytetin irakian, i konsideruar si një nga më të shenjtët për miliona myslimanë shiitë në mbarë botën, së bashku me Presidentin iranian Masoud Pezeshkian, Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Lutjet mortore në Naxhaf do të mbahen në Faltoren e Imam Aliut, kushëririt dhe dhëndrit të Profetit Muhamed, dhe do të drejtohen nga Muhamed Taki al-Hakim, një dijetar i shquar nga Seminari i Naxhafit.

Ora 08:35
Sulmet amerikane ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

Sulmet e reja nga SHBA-të ndaj Iranit ishin "absolutisht të nevojshme", tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel armëpushimin, mendoj se është absolutisht e rëndësishme që SHBA-të të reagojnë me forcë”, u tha Rutte gazetarëve në ditën e 2-të të samitit në Ankara.

Komenti i Rutte vjen në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ndaj tankerëve në Ngushticën e Hormuzit dhe kundërpërgjigjes ushtarake amerikane.