Polici David Eric Casebolt pasi ishte njoftuar nga fqinjët përreth për shqetësime, kishte vajtur në vendin e ngjarjes ku më pas në video ai vërehej duke ushtruar dhunë dhe i ka drejtuar armën vajzave afro-amerikaneJep dorëheqjen dhe njëkohësisht nis një hetim ndaj policit i cili shfaqej në një video duke përdorur dhunë të ashpër ndaj një vajze afro-amerikane e cila ishte pjesë e një feste në pishinë në Teksas të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e publikuara në median sociale dhe në faqet e internetit polici David Eric Casebolt pasi ishte njoftuar nga fqinjët përreth për shqetësime, kishte vajtur në vendin e ngjarjes ku më pas në video ai vërehej duke ushtruar dhunë dhe i ka drejtuar armën vajzave afro-amerikane të cilat ishin duke festuar me bashkëmoshataret në pishinë.

Në një deklaratë nga departamenti i policisë McKinney theksohet se Casebolt i cili ishte larguar nga detyra duke marrë lejen pas shpërndarjes së pamjeve filmike dhe reagimeve të shumta ai ka dhënë dorëheqjen.Autoritetet gjithashtu kanë theksuar se ndaj policit është nisur një hetim administrativ dhe se pas kësaj do të niset edhe një hetim penal ndaj tij.

Ndërhyrja e ashpër e policisë ndaj të rinjve afro-amerikanë, ka risjellë në rendin e ditës debatet e racizmit të cilat sa vijnë e rriten në periudhat e fundit në SHBA.

(Anadolu Agency (AA)