SHBA/ Hetimi ndaj ish-presidentit Trump, ndërpritet me vendim gjykate shqyrtimi nga eksperti i pavarur i dokumenteve të marra në Mar-a-Lago

SHBA/ Hetimi ndaj ish-presidentit Trump, ndërpritet me vendim gjykate shqyrtimi nga eksperti i pavarur i dokumenteve të marra në Mar-a-Lago

Donald Trump

Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një ekspert i pavarur ligjor të dokumenteve të sekuestruara nga prona e ish-presidentit Donald Trump në Florida, duke hequr një pengesë që Departamenti i Drejtësisë tha se kishte vonuar hetimin penal lidhur me ruajtjen e informacionit qeveritar tepër sekret.

Vendimi i një trupe prej tre gjyqtarësh është një fitore e rëndësishme për prokurorët federalë, duke u hapur rrugën atyre që të përdorin si pjesë të hetimit të tyre të gjitha dokumentet e sekuestruara gjatë një kontrolli të FBI-së në Mar-a-Lago më 8 gusht.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e avokatëve të ish-presidentit Trump, të cilët kishin thënë se ish-presidenti kishte të drejtë që një i ashtuquajtur "ekspert i pavarur ligjor" të kryente një shqyrtim neutral të mijëra dokumenteve të marra nga prona e tij.

Në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi muajin e kaluar prokuror të posaçëm, Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tre ditë pasi Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?