Ish-zonja e parë e Amerikës Hillari Klinton, ka premtuar të luftojë për një shoqëri më të drejtë për amerikanët e zakonshëm. Në mitingun e parë madhor të fushatës së saj për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2016, bëri një lloj presioni me qëllim që aktivizojë edhe Liberal Demokratët.
Zonja Klinton vuri në dukje mbështetjen e madhe të saj për martesën e homoseksualëve, të drejtat e grave, barazi për të ardhurat, energji të pastër dhe rregullimin e Ëall Street.
Gjatë fjalimit të mbajtur në ishullin Rusvelt të Nju Jorkut, 67-vjeçarja Klinton, premtoi se do të punojë më shumë për ekonomi amerikane, por jo vetëm për ata në që ndodhen tashmë në krye.
Hilary Klinton, një ish-sekretare e shtetit, vlerësoi familjet, si shysa më e rëndësishme që është duke punuar për rimëkëmbjen ekonomike të Amerikës, pas krizës financiare të vitit 2008.
“Jeni ju që sollët vendin tonë përsëri në vija ekonomike të përshtatshme, tashmë është koha juaj për të siguruar fitimet dhe për të shkuar përpara”, u shpreh Klinton përpara një turmë prej qindra-mijëra mbështetësish.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com