SHBA i jep Ukrainës 1.1 milionë plumba të konfiskuar nga Irani

SHBA i jep Ukrainës 1.1 milionë plumba të konfiskuar nga Irani

Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Lindje të Mesme, ka thënë se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për një Jemen, në dhjetor. Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paralajmëruar së fundi se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës.

Komanda Qendrore amerikane kanë thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën. Municionet janë bërë pronë e Qeverisë amerikane, sipas një ligji që parasheh se, një aset mund të konfiskohet nëse pronari i saj besohet se është përfshirë në aktivitet kriminal. Në këtë rast, pretendimi është bërë kundër Gardës Revolucionare Islamike, degë e forcave të armatosura iraniane, e cila e mbron qeverinë e shtetit.

Përmes një deklarate, autoritetet amerikane kanë thënë se SHBA-ja është “e përkushtuar të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për ta luftuar shpërndarjen e ndihmës vdekjeprurëse iraniane në rajon”. Irani i mbështet rebelët Huthi në luftën civile të Jemenit, mirëpo transferimi i armëve për këtë grup ndalohet me një rezolutë të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 2015. Lufta civile në Jemen ka nisur më 2014 kur rebelët Huthi e kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sanaa dhe e kanë rrëzuar qeverinë e shtetit. Qeveria e rrëzuar njihet ndërkombëtarisht si autoriteti i Jemenit dhe përkrahet nga koalicioni i udhëhequr prej sauditëve në rajon, si dhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump i drejtohet Bidenit: Europa duhet t’i japë paratë Ukrainës! SHBA të mos japë asnjë dollar derisa BE të barazojë paratë që kemi harxhuar ne


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti