SHBA - Një 83 vjeçar ka përplasur me makinë një punonjës në një pikë karburanti si dhe një nga pompat e naftës, në Massachusetts të SHBA.

Punonjësi i pikës së karburantit u hodh tej në rrugë duke rrezikuar të shtypej nga ndonjë makinë, ndersa pompa e naftës ka marrë menjëherë flakë.

Nga pamjet filmike mund të shihet 83 vjeçari i quajtur Ed Grace, i cili humb kontrollin e makinës dhe në vend që të frenojë, i jep gaz. I moshuar nuk është arrestuar por policia po heton ngjarjet.

Ndërkohë punonjësi i pikës së karburantit është dërguar në spital.

Redakisia Online
(a.ç/shqiptarja.com)