SHBA, Jeta mbi pemë
si Tarzan dhe Jane

SHBA, Jeta mbi pemë <br />si Tarzan dhe Jane
Amerikanët Thelma Caballero dhe Besh Serdahaley ka kohë që jetojnë si Tarzani dhe Jane, pasi janë të martuar që prej 12 vjetësh, dhe e kanë ndërtuar “folenë “e tyre të dashurisë (është tamam rasti të thuhet folenë), në majë të pemës, në një park të kontesë San Mateo, në Kaliforni. Mirëpo kur policia konstatoi se shtëpia e çiftit në fjalë nuk ndodhej në pronën private të çiftit, por në një park publik e konsideroi të paligjshme dhe tani kërkon t’i dëbojë që andej.

Duke pasur edhe mbështetjen e drejtoreshës së parkut, Mary Burns, e cila thotë se “parqet nuk janë nuk janë bërë për t’u banuar, por duhen ruajtur si zona të gjelbërta”, policia duket se po ia arrit qëllimit për t’i dëbuar. Por nuk është edhe aq e lehtë, sepse çiftit i ka dalë krahë një tjetër organizatë, pikërisht ajo që quhet “San Bruno Mountain Watch”, që është organizatë ambientaliste që mbështet fuqimisht vullnetin e Caballeoro-s dhe Serdahly-t, për të jetur alla Tarzan & Jane.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)