TIRANË – Pas miratimit në Kuvend, qeveria amerikanë nëpërmjët ambasadës së saj në vendin tonë ka përshëndetur ligjin për bashkëpunimin me EULEX për hetimin e akuzave për trafik organesh.
Në deklaratën shpërndarë mediave, ambasada e SHBA mirëpret kalimin me konsensus të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX.
Ambasada amerikane e sheh këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal.
“Njësia e Hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ne presim një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare”, thuhet në deklaratën e kësaj ambasade.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com