SHBA - Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në Las Vegas të SHBA kanë kapur momentin kur një makinë ka shtypur një këmbësor.

Siç mund të shihet në video, i moshuari po largohej kur një makinë e cila po ecte me shpejtësi i ndaloi te këmbët.

Burri duket disi i hutuar në momentin e parë, por shoferi i makinës i lëshon frenat duke e shtyrë lehtë. Burri i nxehur me veprimin e shoferit qëllon me grushta kofanon e makinës.

Piërkisht ky veprim i tij e çon shoferin ti japë gaz makinës duke e vënë posht rrotave të moshuarin. Ai mund të shihet në tokë ndërsa mban këmbën me dorë nga dhimbja.

Policia nuk ka bërë të ditur emrin e viktimës, por është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes. Sipas zëdhënësit të policisë, shoferi i makinës është një 30 vjeçar i bardhë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)