Tre persona kanë humbur jetën pasi një automjet përplasi këmbësorë në Oakland, në California, gjatë orëve të fundit, sipas zjarrfikësve të cituar nga ABC News.

Drejtuesi i automjetit dhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi shkaqet e aksidentit.