ShBA-Kubë marrëveshje për
110 fluturime ajrore në ditë

ShBA-Kubë marrëveshje për<br />110 fluturime ajrore në ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba kanë nënshkruar një marrëveshje të re, e cila lejon plot 110 fluturime ajrore në ditë, duke i hapur kështu rrugë udhëtimeve të amerikanëve drejt vendit ishullor.Marrëveshja është nënshkruar mesnatën e së mërkurës, pas 3 ditësh bisedimesh në Uashington.

Kjo marrëveshje i hap rrugën linjave ajrore amerikane të negociojnë me qeverinë kubaneze për 20 rrugëtime në ditë drejt Havanës, si dhe 10 të tjera drejt 9 aeroporteve të tjera madhore të Kubës, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.Por duhet të kalojnë edhe disa muaj për fluturimin e parë tregtar drejt Havanës, rivendosja e linjave të rregullta të aviacionit me Kubën pas rreth një gjysmëshekulli do të jetë padyshim zhvillimi më i madh i fushës së biznesit, që kur dy vendet nisën të normalizonin marrëdhëniet mes tyre vitin e kaluar.

Fluturimet nga SHBA drejt Kubës janë rritur me më shumë se 50 për qind gjatë këtij viti, ashtu sikurse kanë pësuar rritje edhe fluturimet nga vende të tjera, duke vënë “në presion” infrastrukturën e vjetëruar turistike të vendit komunist.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve