SHBA kundër Iranit, Shiitët kundër Sunitëve, ‘Lufta e Madhe' në Irak dhe Lindjen e Mesme (VIDEOSKEDA)

SHBA kundër Iranit, Shiitët kundër Sunitëve, ‘Lufta e Madhe' në Irak dhe Lindjen e Mesme (VIDEOSKEDA)

Me luftën në Irak ish presidenti amerikan George W. Bush i bëri një favor të madh Iranit, i cili mundi të shtrijë ndikimin e tij në vendin fqinj, Irakun me të cilin kishte luftuar nga viti 1980 deri në vitin 1988.

Prej fuqizimit të Iranit mori fuqi edhe shumica shiite e popullsisë Irakiane, e persekutuar më parë gjatë diktaturës së Saddam Huseinit.

Kështu Irani ishte në gjendje të shfrytëzonte lidhjet me disa fraksione Irakiane shiite ndërsa Amerikanët gradualisht zvogëluan praninë e tyre politike dhe ushtarake.

Iraku është bërë kështu një fushë beteje midis SHBA dhe Iranit, por edhe e konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme midis Sunnitëve dhe Shiitëve, dy degët kryesore islamike, një konflikt që ka arsye gjeopolitike dhe jo vetëm fetare.

Nga njëra anë Arabia Saudite, Egjipti dhe indirekt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, kurse në anën tjetër Irani, Siria e Asadit, Hezbollahu libanez dhe rebelët Huthi në Jemen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj