Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, është liruar nga burgu pasi la si garanci një shumë prej 5 milionë dollarësh. Shkreli u arrestua një ditë më parë në shtëpinë e tij në New York nga agjentët e FBI.
Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.
Shkreli është dëbuar nga kompania në fjalë, ku ishte shef ekzekutiv dhe është paditur nga bordi i saj.Prokurorët federalë e akuzojnë 32-vjeçarin se është përfshirë në një lojë ilegale pasi fondi i tij bazë i kompanisë MSMB Capital Management, humbi miliona dollarë.
Ai dyshohet se ka kryer pagesa sekrete dhe se ka realizuar një sërë skemash mashtrimi. Djaloshi shqiptar në Shtetet e Bashkuara, që u kthye në personin më të urryer për shkak se rriti çmimin e një ilaçi të rëndësishëm nga 13.5 në 750 dollarë, është arrestuar për shkelje fiskale të kryera përmes një firme të themeluar prej tij.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com