"Projekti evropian është tashmë më solid, më i fortë dhe me mbrojtje më të mirë. Por, a do të thotë kjo se kushtet për rritjen dhe prosperitetin janë forcuar? Ende jo. Është bërë shumë në fushën e euros dhe në politikat e bilancit. Dhe ka ende shumë për të bërë përsa u takon reformave strukturore, sidomos për investimet në infrastrukturë", thekson Lagarde.
Ish-ministrja franceze e Ekonomisë, Lagarde, rendit avantazhet që Berlini ka patur nga Bashkimi Evropian dhe fton Gjermaninë për të investuar duke theksuar se investimet publike gjermane kanë qenë më të ulëtat në të gjithë Evropën.
"Gjermania duhet t'u kthehet investimeve", thekson Lagarde./ atsh/
