SHBA, 'maskuan' kokainën me një tortë të shijshme por s'ia hedhin dot qenit të DEA-s amerikane! E pësojnë dy trafikantët

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, pasi në veturën e tyre u gjet kokainë e fshehur në një kuti e cila dukej si tortë, njoftoi DEA amerikane.

Agjentët e DEA-s ndaluan fillimisht makinën pas informatave të dhëna nga disa burime anonime. Prania e lëndës narkotike u zbulua nga një qen i trajnuar.

Brenda veturës, forcat e rendit gjetën rreth 1.8 kilogram kokainë dhe rreth 1.900 dollarë kesh, që besohet se janë fituar nga shitja ilegale e drogës, shkruan CNN.

Një pjesë e drogës së gjetur ishte shtypur në formë blloku dhe ishte mbështjellë me mbështjellës torte, njoftoi komandanti lokal i DEA-s, Peter Arno. Mbi lëndën narkotike trafikantët kishin vendosur një shtresë të hollë kafeje për t’ia larguar erën.

Vlera e lëndës narkotike të d konfiskuar është vlerësuar rreth 200.000 dollarë.

S.M./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kampion i Karates në Shqipëri për herë të 11-të, Basha: Talent gjenial, në të ardhmen do ta ngrejë edhe më lart flamurin kuqezi