Të paktën 43 persona janë vrarë gjatë pesë ditëve të kaluara nga stuhitë e rënda në të gjithë zonat jugore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Përmbytjet, tornadot dhe tani dëbora kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese si dhe kanë bllokuar rrugët.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar, lëshoi paralajmërime të reja për tornado në Teksas, Arkansas, Louisiana, Oklahoma dhe Mississippi, ndërsa guvernatorët e Missourit, Oklahomës dhe Neë Mexicos shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të kushteve tejet të rënduara atmosferike. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)