I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report TV, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, përmes lidhjes Skype ka folur për vendimin e heqjes së dinarit dhe reagimin e ambasadës amerikane ndaj kësaj çështjeje.
Ai e ka cilësuar vendimin e Kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti, si të përshpejtuar dhe se BQK nuk e ka marrë vendimin vetë. Ai thga se kjo e fundit është konsultuar me kryeministrin për këtë gjë, pasi ajo është një bankë e pavaruar.
Haliti po ashtu tha se “Albini është në politikë dhe eshtë kryeministër dhe për çdo veprim përpiqet që të fitojë pikë siç bëjnë të gjithë të tjerët dhe po përpiqet ta përçajë opozitën dhe është e drejta e tij që të veprojë dhe të planifikojë për zgjedhjet e ardhshme. Për zgjedhjet e parakohshme është deklaruar opozita por ajo nuk aksion politik për ta detyruar qeverinë që të vendosë zgjedhjet e parakohshme”.
“Mendoj se është një përshpejtim i Kurtit në vendimin që ka marrë. Por besoj se vendimi i BQK-së është bërë në marrëveshje 100% me kryeministrin sepse nuk do ta bënte diçka të tillë pa u konsultuar me këtë të fundit. Unë mendoj se ky është një veprim që ka për qëllim që ta rrisë sovranitetin e Kosovës, por duke parë vërejtjet që kanë ardhë nga varësia ndërkombëtare dhe veçanërisht nga ambasadori amerikan në Prishtinë. Mendoj se Kurti duhet ta pezullonte për një periudhë të caktuar me qëllim që në proçës të vazgdojë të zbatojë këtë vendim në kushtet, ku edhe populli kërkon që të përgatiten. Mes Kosovës dhe Serbisë dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë të cilët marrin pagat në dinar, ato duhet të konvertohen në euro sepse në Kosovë dinari nuk mund të përdoret si valutë e rregullt. Kurti duhet ta marrë vetë përgjegjësinë dhe jo të thotë se e ka marrë vendimin banka sepse kjo e fundit është e pavarur”, tha Haliti.
Përsa i përket deklaratës së fortë dhe të ashpër të ambasadorit amerikan, Haliti tha se “Amerika është miku ynë më i besueshëm dhe pa interes, prandaj besoj se këshillat e ambasadorit amerikan dhe ajo që ka thënë zoti Rama duke shtuar atë që tha se edhe Kosova e ka kushtetutën, por edhe këtë të fundit e kanë bërë me bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe veprimet politikë, jo deri në përfundim të veprimit të Integrimit të Kosovës”.
“Pavarësia e Kosovës është në duart e Amerikës dhe kjo e fundit nuk ka pikë interesi shtetëror dhe politik në Kosovë. Unë dua ti referohem atyre qëndrimeve të politikanëve të Kosovës dhe atyre shqiptarë që të deklarohemi se politika jonë është në bashkëpunim të përjetshëm me SHBA-në, duhet vërtetë të bashkërendimit aksionet dhe veprimet. Kosova dhe qeveria është në negociata me institucionet e Serbisë për çështjen e marrëveshjeve. U bë një presion shumë i madh nga PE ndaj Serbisë që ajo të mos pengojë Kosovën për tu bërë anëtare e OKB. Ne e kemi fituar lirinë në bashkëveprim duke ecur edhe të mbështetur edhe duke dëgjuar këshillat e Perëndimit dhe të SHBA-së. Përkrahja e SHBA-së është e domosdoshme për Kosovën”.