SHBA - Një kompani në jug të San Francisco-s, në Kaliforni ka krijuar një robot i cili shërben si roje sigurimi dhe ka vendosur ta prezantojë për herë të parë ditën e enjte, më 5 dhjetor 2013. Kompania 'Knightscope' shpreson se robotët R5 do të ndihmojnë në parandalimin e krimeve.
Njëri prej themeluesve të kësaj kompanie, Ëilliam Santana Li, tha për Neë York Times se kompania e tyre u krijua pas ngjarjeve në shkollën fillore të Sandy Hook, ku një 20-vjeçar qëlloi për vdekje 20 nxënës dhe 6 pjestarë të stafit të shkollës.
Sipas Li, idea e tyre është të vendosin robotin R5 jo vetëm në vende ku ka roje sigurie por edhe në vende ku ende ska, apo nuk ka pasur ndonjëherë. Knightscope beson se një ditë roboti do të përdoret edhe në bizneset private dhe si roje në lagje të banuara në të gjitha vendet e botës.
Përdorimi i këtyre robotëve do të thotë mbylljen e 1.3 milionë vende pune si roje private. Knightscope thotë se kompanitë do të kursenin më shumë para duke përdorur R5 pasi rroga minimale e një roje sigurie është 8 dollarë në orë, ndërsa roboti punon me 6.25 dollarë në orë.
Por Li thotë se jo domosdoshmërisht rojet e sigurisë duhet të pushohen nga puna. Sipas tij këta persona mund të kryejnë punën strategjike si analistë.
Roboti R5 është i pajisur me kamera, imazhe me sensorë termik, radar, sensorë të cilësisë së ajrit dhe një mikrofon. Këto pajisje do të sinjalizojnë autoritetet kur nevojitet prania e policëve të armatosur.
Për momentin këto robotë do të qëndrojnë të paarmatosur, por kritikët janë pesimistë në lidhje me etikën e një makinerie të tillë, qoftë i armatosur apo jo.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com