SHBA - Në Shtetet e Bashkuara, rrjeti social Twitter ka hedhur në gjyq Byronë Federale të Hetimeve (FBI) dhe Departamentin e Drejtësisë, për shkak të ligjeve të mbikëqyrjes.
Sipas rregullave të tanishme, Twitter nuk mund të zbulojë informata të caktuara në lidhje me të dhënat e përdoruesve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Twitter argumenton se kjo shkel të drejtën e fjalës së lirë, ashtu siç është e përcaktuar nga ana e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.
Kompania e teknologjisë thotë se ka ngritur rastin në përpjekje për të detyruar qeverinë që të jetë më transparente në lidhje me kërkesat për të dhënat personale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com