NEVADA - Një person me origjinë latino-amerikane, ka hapur zjarr me armë në një shkollë të mesme në Sparks, në Nevada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi ka qëlluar me armë zjarri mbi nxënësit e kësaj shkolle, personi në fjalë, më pas ka vrarë edhe veten.

Raportohet se janë të paktën dy të vdekur nga kjo tragjedi, një prej të cilëve është vetë personi që hapi zjarr në shkollë.

Ndërsa të plagosurit janë dy, mes të cilëve edhe një djalë 12-të vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë.

Nxënësit e tjerë të kësaj shkolle, u transferuan më pas në një shkollë elementare aty pranë, Agnes Risley School.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)