SHBA nuk e mbështet, Braçe:
Suksese në jetë Lulzim Basha

SHBA nuk e mbështet, Braçe:<br />Suksese në jetë Lulzim Basha
Pas përgënjeshtrimit nga SHBA të deklaratës së Bashës, sipas të cilit ka marrë mbështetje nga qeveria Trump për protestën e opozitës, ka reaguar dhe deputetit socialist Erion Braçe.
 
Sipas Braçes, tani që doli e vërteta në shesh Basha le të rrijë në çadër ose edhe po të dojë në shtëpi me raport mjekësor, pasi tashmë nuk mund të gënjejë njeri.
 
Ai ka sjellë në vëmendje një fjalë të urtë popullore ku i drejtohet kryedemokratit Basha se e dinte se do ta pësonte nga gënjeshtat e shumta që po thoshte.
 
Statusi i Erion Braçes
Te pata thene Lul;
Kur kercen genjeshter me genjeshter, domethene hu me hu,
diku do mbetesh, domethene do ngulesh!!
 
Tani si te duash;
Ne dac rri ne cader, ne dac rri ne shtepi-me raport mjekesor!
 
Nuk genjen dot me njeri,
as per oren e as per motin!
 
#sukseseneJete

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik