UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ - Programi i marrjes në pyetje i të dyshuarve si terroristë nga ana e CIA-s ishte shqetësues, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama, pas bërjes publike të një raporti nga ana e Senatit.
"Programi në fjalë përfërcoi idenë time të përhershme se këto metoda të ashpra ishin jo vetëm në mospërputhje të plotë me vlerat tona si komb, por ato nuk u shërbyen përpjekjeve tona të mëdha kundër terrorizmit apo interesave tona të sigurisë kombëtare", deklaroi presidenti amerikan, Obama.
"Teknikat e marrjes në pyetje dëmtuan në mënyrë domethënëse pozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë si edhe vështirësuan përmbushjen e interesave tona me aleatët dhe partnerët", theksoi ai.
"Ne nuk duhet të përdorim më kurrë teknika të tilla dhe shpresoj që t'i lëmë ato njëherë e mirë", tha Obama./ a.jor.