UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama do të shpallë nesër zëvendësuesin e Chuck Hagel në krye të Pentagonit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Ashton Carter, 60 vjeç, që ka qenë ndihmëssekretar i Mbrojtjes i Leon Panetta-s mes tetorit 2011 dhe dhjetorit 2013, konsiderohet si favoriti kryesor në këtë post.
Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar hapur këtë emërim por përshëndeti mirkuptimin e ministrit të Mbrojtjes dhe kujtoi se emërimi i tij si numëri dy i Pentagonit ishte konfirmuar me unanimitet nga Senati në shtetor 2011.
"Presidenti do të shpallë zgjedhjen e tij nesër", deklaroi sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
Obama deklaroi në fund të nëntorit largimin e Chuck Hagel, Shtëia e Bardhë insistonte mbi nevojën e një rinovimin të krehut të Pentagonit në momentin kur SHBA-ja përballet me shumë sfida ndërkombëtare, në veçanti në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri.
Michele Flournoy, ish-numri tre në Pentagon që ishte figura kryesore për ta zëvendësuar, dhe të bëhej kështu gruaja e parë që drejtonte ushtrinë amerikane, u tërhoq vetë nga gara, duke paraqitur arsye familjare./
/G.S/