UASHINGTON - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama do të mbledhë sot Këshillin kombëtar të Sigurimit, në një kohë që janë parashikuar goditje të mundshme ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri dhe ku Kievi akuzon Moskën se ka dërguar trupa në Ukrainë.
"Takimi do të zhvillohet në orën 20:00 GMT", theksoi Shtëpia e Bardhë pa dhënë detaje të tjera.
Kievi i ka kërkuar sot perëndimorëve një ndihmë ushtarake për t'i bërë ballë hyrjes së trupave ruse në lindjen separatiste duke rritur frikën për një luftë të hapur mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas një zyrtari të lartë ushtarak të NATO-s, më shumë se 1 000 ushtarë rusë luftojnë aktualisht në territorin ukrainas./ATSH/
/Shqiptarja.com