SHBA ofron garanci sigurie ndaj Penianit në këmbim të denuklearizimit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për denuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për denuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.
“Ky është një pakt që prej 25 vjet mbahet pezull në pritje të zbatimit,” deklaroi ai në një intervistë për Fox News.
Pompeoi lavdëroi eprorin e tij, Presidentin Trump.
“Asnjë President nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë saqë udhëheqja koreano-veriore të mendonte denuklearizimin, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”, shtoi ai.
Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Phenian, Pompeo tha se është i bindur se Koerja e Veriut “ka të njëjtin objektiv me popullin amerikan” në këtë drejtim.
Pompeo tha se synimi i takimit mes udhëheqësve Trump dhe Kim më 12 qershor është të “përcaktojnë kornizën” në bazë të së cilës të negociohen dhe finalizohen termat e denuklearizimit dhe garancive për sigurinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.2%
-
Pak
86.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do të 'frenojë' rivalët
7 Janar, 15:20
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
6 Dhjetor 2024, 07:36
-
Zelensky: Koreja e Veriut po trajnon 10 mijë ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës
5 Dhjetor 2024, 09:10
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor 2024, 07:48
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor 2024, 11:35
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
20 Nëntor 2024, 08:58
-
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
15 Nëntor 2024, 22:24
-
Kim Jong Un urdhëron prodhim masiv të dronëve
15 Nëntor 2024, 15:36
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut bashkërendojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut
15 Nëntor 2024, 10:26