NJU JORK (OKB), 25 shtator /ATSH-AFP/ - Krerët botërorë të mbledhur në OKB miratuan sot një plan ambicioz të zhvillimit të qëndrueshëm në 15 vitet e ardhshme dhe që do të kushtojë miliarda dollarë në vit.
Ky plan gjigant i fiksuar deri në vitin 2030 përbëhet nga 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm, mes të cilave zhdukja e varfërisë ekstreme, aksesi në arsim për të gjithë, shëndetësia, promovimi i gruas, reduktimi i pabarazive dhe lufta kundër ngrohjes klimatike.
Sekretari i përgjithshëmi OKB-së, Ban Ki-moon përshëndeti këtë program që "reflekton aspiratat e të gjithëve, kudo, që të vazhdojnë jetët e tyre në paqe, në siguri dhe dinjitet, në një planet që gëzon shëndet të mire"./
/G.S/