TEKSAS- Së paku 30 persona janë deklaruar të humbur pas përmbytjes së madhe të shkaktuar nga vranësirat e mëdha në shtetin e Teksasit. Sipas autoriteteve lokale, njerëzit janë zhdukur përgjatë lumit Blanco, i cili ndodhet në zonën qendrore të shtetit.

Numri i të vdekurve në vend u rrit në 9 persona. Viktimat janë regjistruar në pjesën e territorit i cili ndodhet mes Teksasit dhe Oklahomës.

Edhe Hjustoni, qyteti më i madh në Teksas, është goditur në këtë kohë nga shirat e jashtëzakonshme, të cilat shkaktuan dhe daljen e lumenjve nga shtrati. Vijojnë operacionet e shpëtimit.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)