UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Regjimi sirian i Bachar al-Assad, trupat e të cilit luftojnë kundër grupeve rebele, do të mund të përfitojë nga sulmet ajrore amerikane kundër shënjestrave të grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes.
"SHBA-ja dhe koalicioni ndërkombëtar bombardojnë çdo ditë ektremistët sunitë në Siri dhe Irak për të mbështetur qeverinë irakiane dhe për të siguruar të gjithë Lindjen e Mesme", deklaroi Chuck Hagel në një konferencë shtypi.
"SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë largimin e Assad nga presidenca e vendit", theksoi ai./ /ec/