Dy autobuza janë përplasur mes tyre ku kanë mbetur të vdekur 4 studentë ndërsa 51 janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Uashington ndërsa viktimat janë studentë të huaj të kolegjit “North Seattle”, mes të plagosurve 12 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 pranë vendit të quajtur “Ura Aurora" ndërsa në aksident janë përfshirë edhe dy vetura të tjera.
Në autobusin të cilën humbën jetën 4 persona ndodheshin 45 studentë të cilët kanë në programin e shkollës një udhëtim përpara se të fillojë shkolla.
"Sot kolegji ynë mësoi lajmin shkatërrues se katër nga studentët tanë u vranë tragjikisht në një aksident me makinë në vendin e quajtur “Ura Aurora”. Të plagosurit ndodhen në spital mes tyre 12 janë me lëndime më të rënda "- thuhet në deklaratën e kolegjit “North Seattle”.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com