SHBA-ja përshëndeti sot presidentin e ri irakian, Fouad Massoum dhe i kërkoi formimin e një qeverie të solidarizuar për të luftuar kryengritësit sunitë në veri të vendit.

"Duke përmbushur këtë etapë kryesore, Parlementi irakian ka treguar angazhimin e tij për të bashkuar vendin në bazë të Kushtetutës", deklaroi zëvendëszëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtet, Marie Harf.

Parlamenti irakian zgjodhi sot një veteran të politikës kurde, Fouad Massoum, si president të Shtetit federal, një hap para drej formimit shumë të pritur të një qeverie në një vend në prag të ofensivës së kryengritësve sunitë./ATSH/