VIRGINIA- Një senator i shtetit të Virginia-s është goditur disa herë me thikë, në shtëpinë e tij, ndërsa djali tij u gjet i vdekur pas një plage me armë zjarri.
Policia raporton se senatori Creigh Deeds, një ish-kandidat për guvernator është në gjendje të rëndë shëndetësore nga goditjet me thikë në gjoks dhe kokë.
Senatori u transportua me urgjencë në Virginia Hospital në Charlottesville.
Hetuesit e çështjes ende nuk thonë nëse djali i senatorit, 24-vjeçari Gus Deeds, ka vrarë veten apo ka qenë dikush tjetër që e ka qëlluar.
Policia deklaroi se nuk është vënë në kërkim të ndonjë të dyshuari për momentin.
Creigh Deeds, një demokrat i zgjedhur në senatin e shtetit në vitin 2001, përfaqëson Bath County në pjesën perëndimore të shtetit.
Në vitin 2009, Deeds garoi kundër Republikanit Bob McDonnell, kundrejt të cilit humbi dhe zgjedhjet për guvernator.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë foli dhe vetë McDonnell i cili në një deklaratë për shtyp, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Deeds.
Ai ftoi të gjithë qytetarët e Virginia-s t’i bashkoheshin në lutje për shërim sa më të shpejtë të senatorit.
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com